Shefi i ri i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav, ka njoftuar për një bisedë telefonike që ka pasur me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara (SHBA), Jeffrey Hovenier.
Nëpërmjet një postimi në platformën X të martën, Orav ka bërë të ditur se në fokus ka qenë situata e sigurisë në Kosovë.
“Ne kemi diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë dhe kemi rënë dakord të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë”, ka shkruar shkurt diplomati estonez pas bisedës.
A very useful courtesy call with @USAmbKosovo, Jeff Hovenier.
We discussed the current political and security situation and agreed to continue working together for the benefit of all the people in #Kosovo. pic.twitter.com/gs8EVx90zE
— Aivo Orav (@AivoOrav) September 16, 2024