Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se ka mirëpritur Jennifer Lawson, këshilltaren për Çështje Publike.
Ai, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka njoftuar se Lawson do të merret me iniciativat e diplomacisë publike.
“Ju lutemi bashkohuni me mua për të mirëpritur në Kosovë Këshilltaren për Çështje Publike Jennifer Lawson. Pres me padurim udhëheqjen e Jennifer-it të iniciativave tona të diplomacisë publike. Unë jam i sigurt se do ta shihni atë jashtë aty teksa ekipi ynë vazhdon të thellojë partneritetin tonë të fortë me popullin kosovar”, ka shkruar Hovenier.
Please join me in welcoming Counselor for Public Affairs Jennifer Lawson to Kosovo! I look forward to Jennifer’s leadership of our public diplomacy initiatives. I’m sure you’ll see her out and about as our team continues to deepen our strong partnership with the Kosovan people. pic.twitter.com/duiKVzbbEc
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 28, 2023