Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), Jeffrey Hovenier, e ka uruar Finlandën për anëtarësimin në NATO.
Ambasadori amerikan ka theksuar se ShBA-ja dhe Finlanda kanë qenë prej kohësh partnerë të ngushtë në Kosovë, përfshirë edhe si pjesë e KFOR-it.
“Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë. Ne jemi NATO, më të fortë së bashku”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Congratulations and welcome to our newest ally 🇫🇮. The U.S. and Finland have long been close partners in Kosovo, including as part of @NATO_KFOR. Looking forward to deepening our partnership. #WeAreNATO #StrongerTogether https://t.co/egGK7E0nf7
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 4, 2023
Ndryshe, të martën, Finlanda është bërë anëtarja më e re, e 31-ta, e NATO-s, pas mbajtjes së ceremonisë së pranimit në Bruksel.