Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), Jeffrey Hovenier, ka falënderuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, për kontributin gjatë mandatit të tij.
“Vlerësoi mundësinë për të falënderuar ish-ministrin e Mbrojtjes Mehaj për shërbimin e tij dhe bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë gjatë mandatit të tij. Duke i uruar më të mirat në përpjekjet e tij të ardhshme”, ka shkruar Hovenier.
Appreciated the opportunity to thank Former Minister of Defense Mehaj for his service and our close cooperation and partnership during his tenure. Wishing him the best in his upcoming endeavors. pic.twitter.com/qqFN1G4hNb
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 8, 2023
Kryeministri i Kosovës e ka konfirmuar zyrtarisht sot dorëheqjen e Armend Mehajt nga Ministria e Mbrojtjes, duke thënë se Mehaj ka dhënë dorëheqje për shkaqe familjare.
Në vend të tij, sipas Kurtit, është emëruar ish–koloneli Ejup Maqedonci.
Lexo dhe: E konfirmon Kurti, Mehaj jep dorëheqje, në vend të tij emërohet Ejup Maqedonci
“Sot, me kërkesë të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, tha ai.
Armend Mehaj, nëpërmjet një postimi, ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se ka dhënë dorëheqje për arsye familjare, teksa ka treguar që kryeministri Kurti e ka falënderuar atë për punën që ka bërë si ministër.
Lexo dhe: Mehaj: Dhashë dorëheqje për arsye familjare, Ejup Maqedonci zgjedhja e duhur për ministër
“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë”, ka thënë Mehaj.