Hovenier flet për audio-incizimet ku u përfshi Kusari-Lila

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur në lidhje me audio-incizimet ku janë përfshirë Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq, si dhe është përmendur Milan Radojiçiq

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, është pyetur nga gazetarët rreth publikimit të disa audio-incizimeve ku e përfshirë është shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq i Listës Serbe, derisa përmendet edhe Milan Radojiçiq.

Hovenier nuk ka pranuar të flasë shumë, por ka theksuar se Radojçiq është në Listën e Zezë të ShBA-së.

“Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjitha palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-së”, tha ai.

Tutje, ambasadori amerikan tha se e ka të vështirë të thotë se janë afër arritjes së një zgjidhjeje për situatën në veri, përkundër takimit të djeshëm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika