Hovenier: FSK-ja shpëtoi jetë në Turqi, ShBA-ja është partner krenar

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka theksuar mbështetjen e ShBA-ve për ekipet e FSK-së që ndihmuan në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit tragjik teksa ka shtuar se ShBA-të janë partnerë krenarë të FSK-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier ka theksuar mbështetjen dhe mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e kthimit të pjesëtarëve të FSK-së të hënën nga Turqia, që ndihmuan në operacione të kërkim-shpëtimit pas tërmetit tragjik.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mirënjohjen e tyre të thellë ndaj ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), teksa janë kthyer në shtëpi në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Hovenier ka shtuar se ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë.

“ShBA-ja është një partner krenar i FSK-së”, ka vijuar tutje.

Ndryshe, të hënën e 20 shkurtit janë kthyer në Kosovë pjesëtarët e FSK-së që ndihmuan në operacione të kërkim-shpëtimit në Turqi.

Pjesëtarët janë pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe janë nderuar me medalje nga FSK-ja.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika