Hovenier: Gratë police mishërojnë përkushtimin e Kosovës për të siguruar që forca e saj policore të mbrojë të gjithë kosovarët

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, me rastin e 10-vjetorit të Asociacionit të Grave në Policinë e Kosovës, ka thënë se gratë police mishërojnë përkushtimin e Kosovës për të siguruar që forca e saj policore t'u shërbejë dhe të mbrojë të gjithë kosovarët

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të 10-të të Asociacionit të Grave në Policinë e Kosovës.

Hovenier ka thënë se gratë police mishërojnë përkushtimin e Kosovës për të siguruar që forca e saj policore t’u shërbejë dhe të mbrojë të gjithë kosovarët.

“Krenar që i bashkohemi përkujtimit të 10-vjetorit të Asociacionit të Grave në Policinë e Kosovës dhe festojmë me mbi 200 femra policore kosovare. Këto gra mishërojnë përkushtimin e Kosovës për të siguruar që forca e saj policore t’u shërbejë dhe të mbrojë të gjithë kosovarët dhe të përfaqësojë diversitetin e Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika