Hovenier i dëshiron mirëseardhje anëtarëve të KFOR-it

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier i ka dëshiruar mirëseardhje anëtarëve të rinj të misionit paqeruajtës në Kosovë, KFOR

Foto

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i ka dëshiruar mirëseardhje anëtarëve të rinj të misionit paqeruajtës në Kosovë, KFOR.

“I lumtur të marr pjesë në ceremoninë e transferimit të autoritetit në Komandën Rajonale të KFOR-it në lindje”, ka shkruar ai në X.

Tutje, ai ka përmendur se nga cilat garda kombëtare vijnë këta ushtarë.

“Unë u shpreh një mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë, anëtarëve të Gardës Kombëtare të Gjeorgjisë, Gardës Kombëtare të Luizianës, dhe elemente mbështetëse, dhe i ofroj mirënjohjen time më të thellë Gardës Kombëtare të Teksasit, Gardës Kombëtare e Rhode Island, dhe elemente mbështetëse për shërbimin e tyre si pjesë e NATO-s, misionin për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika