Hovenier: Jemi të habitur pse nuk ka përgjigje pozitive ndaj kërkesave tona për veriun nga Qeveria 

"Gjithashtu, dëshiroj ta vë në pah se nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara që po e kërkojnë këtë gjë. Vetëm këtë javë kanë ndodhur disa gjëra mjaft të jashtëzakonshme"

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se është i habitur se pse nuk ka ende përgjigje pozitve ndaj kërkesave të BE-së dhe ShBA-së për shtensionim e situatës në veri të Kosovës.

Hovenier ka theksuar se vendet dhe institucionet që kanë qenë kyçe në mbështetje e Kosovës, po ia kërkojnë të zbatojë planin trepikësh të BE-së.

”Vendet dhe institucionet që kanë luajtur rol në mbështetjen e Kosovës në këtë trajektore, të gjitha po i kërkojnë Kosovës, kësaj qeverie, që të ndërmarrë disa veprime specifike dhe të zbatojë këtë planin trepikësh të BE-së. Jemi të habitur, e kemi të vështirë të kuptojmë se përse nuk ka përgjigje pozitive dhe nuk duket që do të ketë”, ka thënë Hovenier në Rubikon të “Klan Kosovës”.

“Gjithashtu, dëshiroj ta vë në pah se nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara që po e kërkojnë këtë gjë. Vetëm këtë javë kanë ndodhur disa gjëra mjaft të jashtëzakonshme. Prej të hënës, kryeministri Kurti është takuar me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ka biseduar me sekretarin e Shtetit Blinken, ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pasur deklarata publike nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pra në thelb, konfigurimi i institucioneve, në të cilat, Kosova synon të anëtarësohet dhe që ne do ta mbështesim me gjithë zemër dhe miqtë e Kosovës”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika