Hovenier: Kosova të fillojë urgjentisht negociatat për Asociacionin

Shefi i Diplomacisë amerikane në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që urgjentisht të fillojë negociatat për formimin e Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier





Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka mbajtur, më 9 nëntor, një takim me gazetarë, nga ku i ka bërë thirrje shtetit të Kosovës, që të mos zbatojë vendimin e Qeverisë për targat e paligjshme “KM”.

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin për riregjistrimin e makinave”, ka deklaruar Hovenier.

Më tej, ai ka thënë se Kosova “duhet urgjentisht që të fillojë negociatat për formimin e Asociacionit”.

ShBA-ja sërish bën thirrje që të fillojë themelimi i Asociacionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që të fillojnë negociatat për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Lidhur me këtë, Karen Donfried, ndihmëssekretare e Departamentit të Shtetit, ka thënë se SHBA-të po shpenzojnë shumë kohë për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, ndërsa Ned Price, zëdhënës në këtë Departament, është shprehur i shqetësuar për situatën në veri të vendit.

“Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet që tashmë kanë nënshkruar përgjatë procesit të dialogut, përfshirë fillimin e negociatave për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne besojmë se është vërtetuar që dialogu është mekanizëm i rëndësishëm dhe fleksibil për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ne u bëjmë thirrje palëve që të përfitojnë plotësisht nga ai”, ka theksuar ajo për RTSH, transmeton Portali Dukagjini.

ShBA-ja sërish bën thirrje që të fillojë themelimi i Asociacionit

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika