Hovenier kujton ditën kur ShBA-ja e njohu pavarësinë e Kosovës: Krenarë dhe të frymëzuar nga arritjet e popullit të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka kujtuar 18 shkurtin e vitit 2008 si ditë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ai u shpreh se ShBA-ja është krenare për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka rikujtuar të shtunën e 18 shkurtit, një ditë pas 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, datën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë marrë vendimin për njohjen zyrtare të Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Ai është shprehur se pas 15 vjetësh, ShBA-ja është krenare për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës dhe e frymëzuar nga ato që ka arritur populli i Kosovës.

“Këtë ditë të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën. 15 vjet më vonë, ne jemi krenarë për mbështetjen tonë dhe të frymëzuar nga demokracia e gjallë dhe e lulëzuar që ka arritur populli i Kosovës, ka shkruar Hovenier në llogarinë e tij në Twitter.

Ndërsa ka publikuar një fotografi ku shihet edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika