Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Hovenier ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të punojë me ShBA-në për zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Hovenier para gazetarëve.
Hovenier ka theksuar se pritjet e ShBA-së mbesin të njëjta, pra zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, përfshir Asociacionin.
“Pritjet e SHBA-së mesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen, përfshirë edhe Asociacionin”, ka thënë ai.
Ndryshe, ka përfunduar takimi i kryeministrit Kurti me ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Takimi është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë, takim i cili erdhi pas dakordimit që pati kreu i Qeverisë së Kosovës në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me aktin e zbatimit të Aneksit të propozimit evropian.