Hovenier nderon policët e Kosovës të rënë gjatë detyrës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka nderuar policët e Kosovës dhe të gjithë policët në botë që janë plagosur dhe kanë humbur jetën në krye të detyrës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë(ShBA), Jeff Hovenier, të dielën, ka nderuar policët e Kosovës që kanë humbur jetën e tyre në krye të detyrës.

Përmes një postimi në Twitter, Ambasada Amerikane në Kosovë, ka bërë të ditur se, Hovenier ka nderuar punën e policëve të Kosovës.

Po ashtu, ai ka nderuar të gjithë policët në botë, të cilët janë plagosur dhe kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Image

“Sot ne nderojmë policët e guximshëm në Kosovë, ShBA dhe në mbarë botën që kanë humbur jetën ose janë plagosur duke mbrojtur komunitetet tona, duke garantuar sigurinë tonë”, ka shkruar ambasada e ShBA-së në Twitter.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika