Hovenier në 25-vjetorin e çlirimit: E jashtëzakonshme çfarë ka arritur Kosova

"..Dhe ne qëndrojmë me krenari dhe plotësisht përkrah popullit të Kosovës. Kemi qenë me ju që nga fillimi. Jemi me ju tash. Dhe mirëpresim të qëndrojmë përkrah jush në vitet në vijim. Urime”, ka theksuar Hovenier për 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier, ka thënë se është krenar për partneritetin ShBA – Kosovë, teksa e ka cilësuar si të jashtëzakonshme atë se çfarë ka arritur Kosova 25 vjet pas çlirimit.

“25 vjet më parë, forcat e NATO-s mbërritën në Kosovë. Lidershipi i SHBA-së luajti rol jetik për të mundësuar këtë, meqenëse ne, së bashku me aleatët tanë, i dhamë fund njëherë e përgjithmonë fushatës së tmerrshme të spastrimit etnik që regjimi i Millosheviqit kreu këtu në Kosovë”, ka thënë Hovenier në një video-mesazh.

Ai ka cituar edhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

“Siç tha presidenti Clinton atëherë, po e citoj: ‘Gjatë katër muajve të fundit, kemi parë disa nga aktet më çnjerëzore të jetës sonë. Por, gjithashtu kemi parë trimërinë e trupave tanë, vendosmërinë e demokracisë sonë, mirësinë e popullit tonë dhe guximin e qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës. Falë të gjitha këtyre veçorive, ne kemi tash një moment shprese dhe duhet të përfundojmë punën dhe të ndërtojmë paqen”, ka vijuar ai.

“Porosia e presidentit Clinton është po aq e rëndësishme sot sa ishte 25 vjet më parë. Tani, 25 vjet më vonë, jemi krenarë për gjithçka që keni arritur. Ju keni ndërtuar shtetin tuaj sovran, demokratik dhe shumëetnik nga themeli. Ajo që keni arritur është e jashtëzakonshme. SHBA-ja është krenare që është partnere e juaj, ndërsa shënoni këtë moment historik të rëndësishëm”.

Hovenier ka potencuar se mbështetja e ShBA-së për Kosovën do të vazhdojë edhe për vitet në vijim.

“Dëshiroj të theksoj se përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë dhe i qëndrueshëm si gjithmonë. Ne qëndrojmë me popullin e Kosovës kundër autoritarizmit, kundër çdo përpjekjeje për të shtypur brutalisht dhe për të ndarë shoqërinë në vija etnike ose fetare, kundër shkatërrimit me dhunë të jetës dhe jetesës së njerëzve dhe kundër vullnetit të tyre. Dhe ne qëndrojmë me krenari dhe plotësisht përkrah popullit të Kosovës. Kemi qenë me ju që nga fillimi. Jemi me ju tash. Dhe mirëpresim të qëndrojmë përkrah jush në vitet në vijim. Urime”, ka theksuar Hovenier.

Kosova sot e shënon 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika