Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se ndihet i nderuar që ka marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.
Hovenier tha se së bashku me e miqtë në Kosovë në të tërë botën do të mund të dëshmojmë për brezat e ardhshëm, në mënyrë që të mund të bëhet realitet zotimi “Kurrë më”.
“I nderuar të marr pjesë sonte në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të #Holocaustit me@AmbTammyZiv. Ne bashkohemi me miqtë tanë në Kosovë dhe në mbarë botën për të kujtuar në dhimbje një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore dhe për të dëshmuar për brezat e ardhshëm, në mënyrë që të mund ta bëjmë realitet zotimin tonë: ‘kurrë më’”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Honored to attend #HolocaustRemembranceDay ceremony with @AmbTammyZiv tonight. We join our friends in Kosovo and around the world to grieve one of the darkest chapters in human history and to bear witness for future generations so that we can make real our vow: “never again." pic.twitter.com/J7nd8EUHjK
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 2, 2023