Hovenier në takim me shoqërinë civile: Avokimi i tyre ka ndihmuar në avancimin e të drejtave të njeriut

"Avokimi i tyre i paçmuar ka ndihmuar në avancimin e të drejtave të njeriut në mbarë Kosovën. Të drejtat e njeriut janë universale. Ato vlejnë për të gjithë, kudo", kështu ka deklaruar ambasadori amerikan, Hovenier pas takimit me shoqërinë civile

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA) Jeff Hovenier është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se është i frymëzuar dhe mirënjohës për mundësinë që e pati të diskutojë për të drejtat e njeriut me përfaqësues të shoqërisë civile kosovare.

Sipas Hovenierit, avokimi i tyre ka ndihmuar në avancimin e të drejtave të njeriut në gjithë Kosovën.

“Mirënjohës për mundësinë për të diskutuar të drejtat e njeriut me përfaqësues të shoqërisë civile kosovare. Avokimi i tyre i paçmuar ka ndihmuar në avancimin e të drejtave të njeriut në mbarë Kosovën. Të drejtat e njeriut janë universale. Ato vlejnë për të gjithë, kudo”, ka shkruar Hovenier.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika