Hovenier pas diskutimit për Asociacionin: Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, pas diskutimit për Asociacionin në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka thënë se “vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha zotimeve të Dialogut”

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, pas diskutimit për Asociacionin në Ambasadën amerikane në Prishtinë, është shprehur mirënjohës ndaj palëve të pranishme për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në Ambasadën amerikane në Prishtinë, për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.

Diskutimi për Asociacionin në Ambasadën amerikane në Prishtinë tashmë ka përfunduar.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë ritheksuar edhe një herë domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika