Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se sulmi në veri ishte i rëndë dhe se tij qëndron dikush që i ka trajnuar dhe pajisur ata me armatim të rëndë.
Para mediave, Hovenier ka thënë se ky nuk ishte një grup i qytetarëve të frustruar, por që ishte një grup i trajnuar dhe organizuar mirë.
“Nuk mund të flas për pasojat tani për tani, kjo ka ndodhur 48 orë më parë dhe ende po përpiqemi të kuptojmë saktësisht çfarë ka ndodhur. Ka qenë një sulm i rëndë dhe incident i madh dhe SHBA-ja po punon ngushtë me Kosovën për të ardhur deri në një përfundim se çfarë ka ndodhur. E dimë se është i organizuar nga një grup i trajnuar mirë dhe profesionist dhe kanë pajisje ushtarake.
Ne besojmë që autoritetet serbe thanë se ata e kanë humbur forcën dhe se do ta përdorin këtë për të nisur edhe sulme të tjera. Ne jemi ende nuk bërë një punë të zellshme se si ka qenë kjo e mundur… ky nuk ishte një grup i qytetarëve individual për të shprehur brenga, ishte një grup i trajnuar dhe organizuar dhe këtu ka qenë dikush prapa tyre që i ka trajnuar dhe pajisur me armatim të rëndë”, tha ai.
Hovenier tha se institucionet e sigurisë po bëjnë gjënë e duhur në zbardhjen e rrethanave.
Ai thekson se SHBA-ja po punon ngushtë me Kosovën për të ardhur deri në një përfundim se çfarë ka ndodhur.