Hovenier pas takimit me Osmanin: Kryetarët t’i kryejnë detyrat, por të mos futen me forcë në zyre

Ambasadori I ShBA-ve, Jeff Hovenier, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kanë biseduar për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Ai ka shtuar kryetarët duhet t'i kryejnë detyrat e tyre por se nuk duhet të futen me forcë në zyre

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ka përfunduar takimi në mes të ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit, Hovenier u tha mediave se me presidenten Osmani zhvilluan takim informues për situatën e krijuar në veri.

Ambasadori amerikan ka thënë se janë të shqetësuar për situatën në veri dhe se kryetarët nuk mund të hyjnë me forcë në zyrat e komunave.

“Me kërkesë të saj kisha një takim me presidenten Vjosa Osmani, për shkak të shqetësimeve që kemi në veri. Unë kamë ftuar katër kryetarët e komunave në veri, i keni parë reagimet tona, jemi të shqetësuar për situatën në veri. Kryetarët duhet t’i kryejnë detyrat e tyre, por jo të hyjnë me forcë në zyre”, ka thënë ai.

Ambasadori amerikan, para se të takohej me Osmanin, ishte takuar me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe me atë të Zveçanit, Ilir Peci.

Ndërkaq, Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut dhe Lulzim Hetemi i Leposaviçit, të dy të VV-së, nuk kanë shkuar në takim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika