Hovenier përgëzon FSK-në që në planin 10-vjeçar të tranzicionit ka treguar pjekuri profesionale

"Kemi kënaqësinë t'i bashkohemi konferencës së partnerëve të FSK-së sot dhe të ritheksojmë përkushtimin tonë për të mbështetur planin 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për t'u bërë një forcë profesionale", ka shkruar Hovenier

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të enjten kanë mbajtur konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka lavdëruar FSK-në duke thënë se ka treguar pjekuri profesionale në planin 10-vjeçar të tranzicionit.

“Kemi kënaqësinë t’i bashkohemi konferencës së partnerëve të FSK-së sot dhe të ritheksojmë përkushtimin tonë për të mbështetur planin 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për t’u bërë një forcë profesionale”, ka shkruar Hovenier.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika