Hovenier përgëzon Kuvendin për miratimin e Projektligjit për Zgjedhje

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mirëpritur miratimin e reformës zgjedhore në Kosovë, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit me standardet evropiane dhe forcimit të demokracisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e tij për miratimin e legjislacionit të reformës zgjedhore nga Kuvendi i Kosovës.

Ai e ka quajtur këtë hap të mirëseardhur si një shembull i rezultateve të mira që arrihen kur partitë punojnë së bashku dhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

Ambasadori Hovenier gjithashtu ka theksuar se këto reforma harmonizojnë Kosovën më tej me standardet e Bashkimit Evropian dhe forcojnë normat demokratike.

“Unë e mirëpres miratimin e legjislacionit të reformës zgjedhore nga Kuvendi i Kosovës – një shembull i rezultateve të mira që rezultojnë kur partitë punojnë së bashku dhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Këto reforma e harmonizojnë më tej Kosovën me standardet e BE-së dhe forcojnë normat demokratike”, ka shkruar ai në Twitter.

Me konsensus të partive politike të pozitës dhe opozitës, Kuvendi i Kosovës të enjten e ka miratuar Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

79 deputetë kanë votuar pro, tre kundër kurse abstenim nuk ka pasur.

Pas miratimit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në ligjin e ri janë marrë parasysh rekomandimet e BE-së dhe të organizatave civile.

“Në Ligjin e ri janë adresuar rekomandimet e misioneve vëzhguese të BE-së, të KQZ-së dhe të organizatave të shoqërisë civile. Ndërkaq, një falënderim i posaçëm për ndihmën dhe mbështetjen e këtij procesi shkon edhe për partnerët ndërkombëtarë, Bashkimin Evropian, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, OSBE-në, e të tjera”, ka thënë ai.

Por, për këtë Ligj ka pasur vërejtje, organizata joqeveritare KDI.

Eugen Cakolli nga kjo organizatë ka thënë se “Miratimi i projektligjit për zgjedhje – ndër ligjet më kryesore pas Kushtetutës – në procedurë të përshpejtuar, është sa i gabuar, aq edhe i paarsyeshëm. Më shumë se konsensusal mbi avancimin e proceseve zgjedhore, ky është projektligj i kompromiseve të partive politike”.

Ai kishte shtuar se partitë janë bërë bashkë në dëm të integritetit zgjedhor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika