Hovenier përshëndet implementimin e marrëveshjes për dokumentet për hyrje-dalje

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka përshëndetur zbatimin e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për reciprocitet të dokumenteve për hyrje-dalje. Sipas tij, liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve, duke u përqendruar në njohjen e ndërsjellë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Të enjten e 1 shtatorit, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përshëndetur respektimin e zbatimit të marrëveshjes për reciprocitet për dokumentet hyrëse-dalëse në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Mezi presim të shohim përparim në çështje të tjera në muajt e ardhshëm”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Ndryshe, më 27 gusht, Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e reciprocitetit me Serbinë për dokumentet hyrëse-dalëse.

Kjo marrëveshje parasheh lëvizjen e lirë, përmes letërnjoftimeve, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq më 1 shtator, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, nga pika kufitare në Bërnjak ka bërë të ditur se është ndërprerë lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje nga autoritetet e Serbisë për shtetasit e Kosovës.

Sveçla nga Bërnjaku: Po respektohet marrëveshja për dokumentet

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika