Hovenier: Presim implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se pret implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hovenier, në një prononcim të shkurtër para mediave të hënën, ka deklaruar se dje kanë dhënë qëndrimin për zgjedhjet në katër komunat veriore.

Aty theksohet se qëndrimi i ShBA-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ishin në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

“Dje e kemi dhënë një qëndrim, aty theksohet nevoja për implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe këtë e presim”, tha ai, transmeton KP.

Këtë koment, Hovenier e bëri pas pjesëmarrjes në nënshkrimin e disa marrëveshjeve të mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Iowa-s dhe disa universiteteve publike në Kosovë për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika