Hovenier: Prioriteti ynë është shtyrja e vendeve të Ballkanit drejt strukturave evropiane – Kosova duhet të jetë në NATO

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se në Kosovë i kanë tri qëllime strategjike. Ai ka thënë se Ambasada amerikane nuk dëshiron që të kalojë kohë në ato qëllime që nuk janë në përputhje me këto. Sipas tij Kosova duhet të jetë në NATO

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier





Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë fjalimit të tij në Samitin rajonal të Ballkanit për sigurinë, ekonominë dhe paqen, ka thënë se prioritet më i lartë i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor është shtyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane dhe atlantike.

Në këtë samit që po mbahet në Prishtinë, organizuar nga The Economist, Hovenier ka theksuar se prioritetet amerikane janë për një rajon me paqe, siguri dhe prosperitet.

Ai ka potencuar se ndonëse ky verzion nuk është i ri, megjithatë është edhe më urgjent sa i përket sulmit brutal, të pajustifikuar të presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë.

“Prioritetet tona janë pikërisht për këtë vizion, për një rajon me paqe, siguri dhe prosperitet dhe ky verzion nuk është i ri. Por do ta them se është edhe më urgjent sa i përket sulmit brutal, të pajustifikuar të Putinit kundër Ukrainës dhe mendojmë se ky është i njëjti si i partnerëve tanë anë e mbanë Evropës, prioriteti ynë më i lartë për Ballkanin Perëndimor është që të mbështeten integrimet evropiane, thjesht duam që t’i mbështesim dhe t’i shtyjmë vendet e Ballkanit Perëndimor në strukturat e institucionet evropiane dhe atlantike”, ka thënë Hovenier.

Po ashtu, ambasadori amerikan në Kosovë ka thënë se prioriteti amerikan në Ballkan është mbështetja për anëtraësimin e vendeve në Bashkimin Evropian.

“Mendojmë që çdo vend që është anëtar i BE-së do të jetë më stabil dhe demokratik, dhe mendojmë që edhe shtetet e BP-së do ta kenë një perspektivë të tillë dhe duhet të jetë edhe qëllimi ynë strategjik”.

Në ndërkohë, Hovenier ka treguar se çka pëlqen më shumë në shtetin e Kosovës.

“Si ambasador një prej gjërave që më shumti më pëlqen është që të takohemi me të rinjtë e Kosovës sepse janë aseti më i madh i Kosovës, janë të rinj, dinamikë, flasin gjuhën angleze, të përkushtuar të aftë kanë idealet e tyre, janë gjëra që duhet t’i punojmë që të çojmë përpara rajonin dhe dëshirojmë që të kemi një integrim më të madh ekonomik sepse vendet që ende nuk janë në BE dëshirojmë që t’i ndihmojmë që të hynë në BE, por duam që të punojmë edhe për t’i ndihmuar që të ofrojnë shërbime të ndryshme përtej kufirit”.

“Ne mbështesim të gjitha iniciativat, nismat të cilat për aq kohë sa të gjitha vendet marrin pjesë në baza të barabarta dhe që ato procese janë në vijë me kërkesat për integrim në BE”.

Ai ka thënë se SHBA-të e mbështesin Kosovën që të marrë vendin e vet në strukturat dhe kombet euroatalantike dhe sipas tij kjo kërkon punë të madhe.

“Në tërë rajonin dhe të gjitha vendet e BP-së kemi plot programe, për të cilat japim para. Në Kosovë i kemi 3 qëllime strategjike të cilat edhe ndihma jonë për shtetet e huaja gjithmonë varet prej tyre. Ambasada jonë nuk dëshiron që të kalojë kohë në ato qëllime që nuk janë në përputhje me këto. Kosova duhet të jetë në NATO. Një vend i vogël, i mesëm në BP që është dhe merr pjesë në klube dhe ka mundësi që të flasë për vete dhe ky është një prioritet i lartë i yni”, shtoi ai.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika