Hovenier: QUINT i propozoi Kurtit që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë objekteve komunale

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se ambasadorët e QUINT-it kanë propozuar atij që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë objekteve komunale në veri teksa u ka bërë thirrje palëve që t'i kthehen dialogut

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “ka një marrëveshje se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë”.

Ai ka thënë se përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë, ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës i kanë propozuar Kurtit që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë objekteve komunale në veri.

“Ne besojmë se nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur [të komunave në veri] të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale. Për një afat të shkurtër, ne rekomandojmë që kjo të mos bëhet. Marrëveshja që situata duhet të de-përshkallëzohet është por si duhet të ndodh ajo, nuk dihet nëse ka. U bëj thirrje palëve që të deskalojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, zgjidhja është përmes dialogut”, ka thënë Hovenier.

Por Hovenier nuk ka bërë të ditur nëse Kurti e ka pranuar propozimin nga ambasadorët e QUINT-it.

Ai u ka bërë thirrje palëve për de-eskalim të tensioneve dhe t’i kthehen dialogut.

“U bëj thirrje palëve që të deskalojnë situatën dhe ti kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, se zgjidhja është përmes dialogut”, ka vijuar Hovenier.

Ndryshe, në orët e paradites, Hovenier është takuar me presidenten Osmani, i cili ka thënë se janë të shqetësuar për situatën në veri dhe se kryetarët nuk mund të hyjnë me forcë në zyrat e komunave.

Hovenier pas takimit me Osmanin: Kryetarët t’i kryejnë detyrat, por të mos futen me forcë në zyre

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika