Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përmendur përsëri se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet formuar.
Në takimin që ka pasur me kryeministrin Kurti dhe administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, e ka thënë këtë.
“Përsëritëm rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu, përfshirë atë për formimin e Asociacionit”, është shprehur Hovenier.
“Të inkurajuar për ta parë Kosovës teksa vazhdon lëvizjen përpara, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të rendit dhe ligjit”.
Fruitful conversation with Administrator @PowerUSAID and PM @AlbinKurti. Encouraged to see Kosovo’s continued forward movement, especially anti-corruption & rule of law. We reiterated the importance of full implementation of Dialogue agreements, including on establishing the ASM. https://t.co/3rRRMRceOb
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 12, 2023
Gjatë kësaj të premteje, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë pritur në takim administratoren e USAID-it, Samantha Power. Pas takimit të tre udhëheqësit kanë mbajtur një konferencë për medie.
Në këtë konferencë është shpallur ankandi për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW.
Lajm të rëndësishëm Kurti e ka quajtur se me anë të këtij projekti do të këtë çmime më të përballueshëm për qytetarët dhe se do të mbrohet edhe ambienti.
Kurti falënderoi ShBA-në për ndihmën në këtë fushë derisa tha se është një aleat i fuqishëm “që janë dëshmuar edhe sa i përket zhvillimit tonë të gjithëmbarshëm edhe sa i përket ndërtimit të demokracisë sonë”.