Hovenier: Rugova është frymëzim në mbarë botën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka nderuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e vdekjes së tij. Ai ka vlerësuar se trashëgimia e Rugovës, e cila përfshin avokimin për rezistencë paqësore dhe kërkesën për të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët, është një frymëzim jo vetëm në Kosovë, por edhe në mbarë botën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hoveiner, ka përkujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

Hovenier ka thënë se trashëgimia e Rugovës është një frymëzim në mbarë botën.

“Trashëgimia e Presidentit Rugova – ajo e një lideri që avokoi për rezistencë paqësore duke kërkuar të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët – është një frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar Hovenier në Facebook.

Hovenier në 18 vjetorin e vdekjes së presidentit historik të Kosovës ka bërë homazhe të varri i tij së bashku me president, Vjosa Osmani, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika