Hovenier: ShBA-ja është e përkushtuar që të rinjtë të gjejnë punë në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ta mbështesin Kosovën e kjo përfshinë edhe mbështetjen për të rinjtë që të gjejnë punë pikërisht në Kosovë, ka theksuar ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja është e përkushtuar që të rinjtë kosovarë të gjejnë punë në vendin e tyre.

Ambasadori Hovenier mori pjesë në hapjen zyrtare të qendrës së edukimit joformal për fëmijët dhe të rinjtë në Pejë, “Bonevet”.

“‘Bonevet’ u ofron të rinjve nga Peja mundësi arsimi në fusha të ndryshme. E kam parë ndikimin direkt të ‘Bonevet’ në jetën e shumë të rinjve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ta mbështesin Kosovën e kjo përfshin edhe mbështetjen për të rinjtë që të gjejnë punë pikërisht në Kosovë. Shpresojmë se të rinjtë e talentuar kosovarë të arrijnë që të përdorin shkathtësitë e fituara këtu”, ka thënë Hovenier.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Bonevet” është organizatë multidisiplinare, e cila merret me zhvillimin, aftësimin dhe praktikën e njohurive të ndryshme arsimore e teknologjike për fëmijë dhe të rritur. Deri më tani kjo organizatë ka pasur degë në Prishtinë e Mitrovicë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika