Hovenier: SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen ndaj misionit të NATO-s në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA], në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë.

Hovenier përmes një postimi në “Twitter “X” i ka uruar mirëseardhje komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit italian Enrico Barduani, ndërsa ka shprehur një vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e komandantit të deritanishëm, Ozkan Ulutash.

“Ishte privilegj të merrja pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ulutash, dhe një mirëseardhje e ngrohtë për Barduanin ndërsa merr komandën… Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-s, për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë”, shkruan Hovenier.

Ndryshe, të premten me një ceremoni rasti është bërë ndërrimi i komandës në KFOR. Gjeneralmajori i Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutash ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani.

Në këtë ceremoni ka marr pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministra e ambasadorë të huajë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika