Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara.

Hovenier theksoi se përfshirja e grave ndikon në rezultate më të qëndrueshme dhe paqe më afatgjatë.

Ai potencoi se mos përfshirja e grave në proceset e paqes dhe negociatave, është një çështja fundamentale e barazisë dhe mundësive të barabarta.

Këto u thanë nënë panelin e diskutimit në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, derisa u fol për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset e dialogut dhe paqe bërjes.

“E kemi një letër nga presidenti Biden dhe ai ka thënë se “mikja ime dhe ish sekretarja e shtetit Madeline Albright ka thënë një herë se shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara”. Ky është përfundimi i citatit. Kjo është e rëndësishme që gratë nëse nuk i përfshijmë gratë në proceset e paqes dhe të negociatave, është një çështje fundamentale e barazisë dhe mundësive të barabarta sepse jemi duke e lënë anash 50 për qind të popullatës, por po ashtu do të kemi një mundësi më të pa aftë…Do të vazhdoj të citoj presidentin Biden si një diplomat…”Shoqëritë janë më të barabarta kur kemi një barazi gjinore. Sepse kur gratë janë të përfshira atëherë kemi në paqen dhe mbajtjen e paqes, atëherë kemi edhe rezultate më të qëndrueshme dhe kemi paqe më afatgjatë. Thjeshtë statuti i grave dhe i vajzave dhe stabiliteti i një shteti janë të lidhura ashtu’…Prej vitit kur është miratuar (Rezoluta) 1325 tani jemi në 2024, shifrat që i kam nga 2022, gratë kanë qenë vetëm 16 për qind (pjesë) e proceseve të paqes, të udhëhequra apo bashkë të udhëhequra nga UK-ja…Gjatë diskutimeve i shoh gjithë ato foto nga takimet për dialogun të mundësuar nga BE dhe shoh një mungesë të theksuar të përfaqësimit gjinor”, tha Hovenier.

Ndërkaq, ish ministrja për Dialog, Edita Tahiri theksoi se Kosova është i vetmi vend që ka pasur një grua në konferencën për paqen në Rambuje, ku është vendosur për paqen.

Tahiri tregoi përvojën e saj në porceisn e dialogut, për çka tha se Kosova artiti të ketë një kryenegociatore për dialog në Bruksel, derisa Serbia nuk e kishte.

Ajo tha se kur flet për nën përfaqësimin dramatik të grave në proceset e paqes, gjithmonë e bënë një veçim për vendin tonë.

Tahiri tha se mos fuqizimi i grave në politikë ndërlidhet drejtpërsëdrejti me mos pjesëmarrjen më të madhe të grave në proceset formale të paqes.

Sipas saj, të jesh në gjendje që të përzgjedhësh apo të nominohesh për të marrë pjesë në një tryezë formale si grua, duhet të kesh fuqi politike.

“Në këtë pasqyrë të tmerrshme të diskriminimit të grave dhe botës Kosova bën dallim. Kosova është i vetmi vend që ka pasur një grua në konferencën për paqen në Rambuje ku është vendosur për paqen…Ne kemi pasur negociata të mira me aleatët tanë strategjik amerikanët, të cilët vendosën që të përdorin forcën përmes NATO-s të bombardojnë Serbinë për të ndalur gjenocidin në vendin tonë. Ne ia dolëm që ta lëmë forcën hapur për pavarësi dhe unë ish e vetmja grua në mes 15 burrash. Kosova pra ishte ndryshe. Kosova ka pasur një grua kryenegociatore për dialog në Bruksel, Serbia nuk e kishte. Pra, kur flas për nën përfaqësimin dramatik të grave në proceset të paqes, gjithmonë e bëjë një veçim të vendit tonë të ri…Pse nuk shohim më shumë gra në procese formale të paqes, kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me mos fuqizmin të grave sa duhet në polikë. Sepse të jesh në gjendje që të përzgjedhësh apo të nominohesh për të marrë pjesë në një tryezë formale si grua duhet të kesh fuqi politike”, theksoi Tahiri./kp

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika