Hovenier: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it janë të papranueshme

Jeff Hovenier ka thënë se sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare.

Ai gjithashtu ka dënuar sulmin që i është bërë patrullës së EULEX me shok-bombë mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Rudarës, ku janë vendosur barrikadat në veri të vendit.

“SHBA-të i bashkohen EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj patrullës së EULEXKosovo mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika