Hovenier takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, takohet me komandantin e KFOR-it, me të cilin diskutuan për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar në Shtabin e Përgjithshëm në kampin “Film City”, me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, me të cilin biseduan për sigurinë në Kosovë.

Hovenier, përmes një postimi në “X”, ka vlerësuar përpjekjet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Ai ka përsëritur angazhimin e vendosur ndaj misionit të NATO-s.

“Jam i nderuar të takoj dje Ozkan Ulutas në kampin ‘Film City’. Përsëritëm angazhimin tonë të vendosur ndaj Misionit të NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë. Vlerësova përpjekjet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në X.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika