Hovenier takohet me përfaqësues politikë serbë të Kosovës, diskutojnë çështje “të rëndësishme” për komunitetin e tyre

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës npër të diskutuar çështje "të rëndësishme" për komunitetin e tyre

Pamje nga takimi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës, sipas tij, për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre.

Ambasadori Hovenier ka thënë se opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme.

Ai ka përsëritur mbështetjen e tyre “të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”.

“Pata rastin të presë sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka shkruar Hovenier.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika