Hovenier takon ambasadoren Ziv: Izraeli dhe Kosova – partnerë të ngushtë të SHBA-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë takimit me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, ka theksuar se Kosova dhe Izraeli janë partnerë të ngushtë të SHBA-së.

Ai, përmes një postimi në Twitter, është shprehur i lumtur që të dyja vendet partnere të afërta të SHBA-ve do të përfitojnë nga kjo marrëdhënie e lulëzuar.

“Të ngazëllyer për të parë se si Izraeli dhe Kosova, të dy partnerë të ngushtë të SHBA-së me fuqi punëtore të reja, të ndryshme dhe me arsim të lartë, do të përfitojnë më tej nga kjo marrëdhënie e lulëzuar, me zhvillim të shpejtë dhe strategjike”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, në takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ambasadoren Ziv, është konfirmuar gatishmëria e të dyja shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin.

Bazuar në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit, thuhet se Ziv gjatë këtij takimi e ka ftuar Kurtin për vizitë zyrtare në Izrael.

“Në këtë takim u konfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin. U bisedua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, bujqësisë, arsimit dhe kulturës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit për media, Kurti ka theksuar se me stabilitetin institucional është e mundshme që të planifikohet më mirë edhe për periudha më afatgjata.

Përveç tij, Ziv është takuar me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe kryetarin e kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Me anë të një postimi në Twitter, Gërvalla ka thënë se, Kosova dhe Izraeli ndajnë vlera dhe qëllime të përbashkëta.

“Ramë dakord që të punojmë ngushtë për një sërë çështjes. Mezi presim të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Gërvalla.

Kurse, në një komunikatë për media nga zyra e kryetarit të kuvendit thuhet se, gjatë këtij takimi një ndër temat e diskutuara është strehimi i qytetarëve të Kosovës gjatë periudhës së luftës.

Ndërkaq, Izraeli dhe Kosova kishin vendosur marrëdhënie diplomatike më një shkurt 2021, ndërsa Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem më 14 mars të po të njëjtit vit.

Hapja e kësaj ambasade rrjedh nga marrëveshja e katër shtatorit të vitit 2020 në Washington.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika