Hovenier takon kadetin e parë të FSK-së të diplomuar në akademinë amerikane

“West Point” konsiderohet të jetë një ndër akademitë më prestigjioze në botë në shkollimet ushtarake. I pari nga FSK-ja që ka përfunduar këtë shkollim është pritur në takim nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe kadeti i parë nga Kosova i diplomuar në “West Point” të New York, Ylli Dalladaku

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me kadetin e parë nga Kosova të diplomuar në “West Point” të New York, Ylli Dalladakun.

Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier ka shprehur mbështetjen e tij për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Ishte kënaqësi të takoja të diplomuarin në akademinë ushtarake “West Point”, Ylli Dalladaku, i pari nga FSK-ja në njërin nga trajnimet më rigoroze të ushtrisë. Ne e mbështesim FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, ka shkruar Hovenier.


“West Point” konsiderohet të jetë një ndër akademitë më prestigjioze në botë në shkollimet ushtarake.

Dallaku kishte nisur studimet në të në vitin 2016.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika