Hovenier takon Kurtin, pritet të mbajë konferencë pas takimit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka shkuar në qeveri për një takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin Albin Kurti. Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, do të mbajë konferencë për medie para ndërtesës së qeverisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka shkuar në qeveri për një takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin Albin Kurti.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, do të mbajë konferencë për medie para ndërtesës së Qeverisë.

Konferenca do të nisë në orën 11:30.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë të shtunën vonë lëshoi një deklaratë, ku thuhej se Qeveria e Kosovës po i rrit pa nevojë tensionet me veprimet e fundit për vendimin e BQK-së rreth valutës së dinarit.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara rreth veprimeve të fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ në pjesëtarët e pakicës serbe dhe pakicave të tjera në Kosovë”, tha Hovenier në deklaratë pak para mesnatës.

Lajmi në përditësim…

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika