Hovenier takon Shkëlqim Devollin, bisedojnë për “Klan Kosovën”: Shtypi i lirë është një shtyllë jetike e demokracisë

"Ne patëm një bisedë të mirë për një sërë temash – përfshirë situatën në Klan Kosova. Siç e kam thënë më parë, shtypi i lirë dhe i pavarur është një shtyllë jetike e demokracisë"

Hovenier takon Shkëlqim Devollin, bisedojnë për "Klan Kosovën"

Ambasadori amerikan, Jef Hovenier, ka bërë të ditur se ta kaur biznesmenin, Shkëlqim Devollin, drejtues dhe themelues i “Devolli Corporation”.

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka barë të ditur se ndër të tjera kanë biseduar për për televizionin “Klan Kosova”, duke theksuar se shtypi i lirë dhe i pavarur është një shtyllë jetike e demokracisë.

“Shkëlqyeshëm të takoj Shkëlqimin nga Devolli Corporation, një nga eksportuesit më të mëdhenj të produkteve kosovare në Amerikë. Ne patëm një bisedë të mirë për një sërë temash – përfshirë situatën në Klan Kosova. Siç e kam thënë më parë, shtypi i lirë dhe i pavarur është një shtyllë jetike e demokracisë”, ka shkruar Hovenier.

Televizioni Klan Kosova, ka dorëzuar ankesë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës. Me të synohet të anulohet vendimi i datës 21 qershor për suspendimin e certifikatës së vet mediumit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika