Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Kosovës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka treguar se çfarë ka biseduar në takimin e së martës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe atë të së hënës me kryeministrin Albin Kurti, takime në të cilat të pranishëm ishin edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se në këto takime u theksua nevoja për depërshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.
“Theksova nevojën për deeskalim të menjëhershëm në veri të Kosovës, duke përfshirë zgjedhje të reja gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe zbatimin e plotë nga Kosova e Serbia të marrëveshjes së normalizimit”, ka shkruar Hovenier.
Held important discussions w/ DAS Escobar @StateEUR & EUSR @MiroslavLajcak. Underscored the need for immediate de-escalation in the north of Kosovo, including new, inclusive elections w/ Kosovan Serbs participation & full implementation by 🇽🇰 & 🇷🇸 of the normalization agreement. pic.twitter.com/zN6Z3UeI5I
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 6, 2023
Të njëjtat kërkesa i patën edhe emisarët, Escobar e Lajçak.
Dyshja i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Albin Kurti që më së largu deri të mërkurën duhet të japë përgjigje nëse e pranon zgjidhjen e propozuar nga ShBA-ja dhe BE-ja për depërshkallëzimin e situatës në veri.
Tensionet në veri, Kosova dhe Serbia “dy ditë afat” për t’u pajtuar