Hovenier uron 15-vjetorin e Pavarësisë: Kemi qenë me ju prej fillimit dhe partneriteti ynë mbetet i fortë si guri

“Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë”, kështu ka uruar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar qytetarët e Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë.

Hovenier e ka bërë këtë përmes një postimi në Twitter, ku shfaqet me një video-mesazh, përmes të cilit ka thënë se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në këto 15 vjet.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të hershme dhe të qëndrueshme dhe për partneritetin me popullin kosovar”, ka shkruar Hovenier.

Ndërkaq, në videon e tij ai ka theksuar se Kosova ka përparuar gjatë këtyre 15 viteve dhe ka theksuar se ShBA-ja e mbështet Kosovën gjatë rrugëtimit të saj në strukturat evropiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare.

“Kemi qenë me ju prej fillimit dhe partneriteti ynë mbetet i fortë si guri”, ka thënë  Hovenier.

“Kosova ka pasur udhëtim të jashtëzakonshëm gjatë 15 viteve të shkuara, gjatë kësaj dekade e gjysmë dhe më shumë kam pasur privilegjin dhe nderin të jem dëshmitar i kësaj historie të pabesueshme. Personalisht kam parë përparimin e madh që populli i Kosovës e ka arritur gjatë 15 viteve të shkuara. Mbani në mend, ky është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të popullit të Kosovës për të çuar përpara sovranitetin, pavarësinë dhe demokracinë e vendit të tyre. ShBA-të janë krenare të mbështetjes sonë të hershme dhe të vazhdueshme për Kosovën dhe të partneritetit me popullin e Kosovës, përderisa ky vend i ri e merr vendin e saj të duhur në strukturat evropiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare”, ka vijuar ai.

“Jam krenar që mund të ju shprehi urimet më të përzemërta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Urime Dita e Pavarësisë Kosovë”, kështu ka uruar ambasadori Hovenier, në Ditën e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Tutje, ka shpjeguar se më 18 shkurt të vitit 2008, ShBA-ja e ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

“15 vjet më parë, më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë. Vetëm një ditë më pas, më 18 shkurt 2008, Shtetet e Bashkuara të Amerikës zyrtarisht e njohën Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në atë rast, sekretarja e atëhershme e Shtetit, Condoleezza Rice tha:” Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona do të vërtetojë lidhjet e posaçme të miqësisë që kanë bërë bashkë popullin e Shteteve të Bashkuara dhe atë të Kosovës”, u shpreh Hovenier.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika