Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka uruar kadetët e rinj që i’u bashkuan sot Policisë së Kosovës.
“Veçanërisht i kënaqur të di që kjo klasë përbëhet nga përfaqësues të ndryshëm nga mbarë Kosova”, ka shkruar Hovenier.
Hovenier ka thënë se Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë, dhe ky është një hap tjetër drejt sigurimit të përbërjes së tyre që pasqyron Kosovën në të gjithë diversitetin e saj.
“Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë, dhe ky është një hap tjetër drejt sigurimit të përbërjes së tyre që pasqyron Kosovën në të gjithë diversitetin e saj”, ka shkruar ai.
My heartfelt congratulations to the new Kosovo Police cadets on their graduation day! Particularly pleased to know that this class comprises diverse representatives from across Kosovo. Kosovo Police exists to serve all communities in Kosovo, and this is another step towards… pic.twitter.com/WvaCILInT4
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 14, 2023