Hovenier uron popullin e Kosovës: Urime 16-vjetorin e Pavarësisë si një demokraci sovrane, e pavarur e multietnike

"Urime popullit të Kosovës kur festoni sot përvjetorin tuaj të gjashtëmbëdhjetë si një demokraci sovrane, e pavarur, multietnike"

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Hovenier e uroi Kosovën në këtë përvjetor si një demokraci sovrane, e pavarur dhe multietnike.

“Urime popullit të Kosovës kur festoni sot përvjetorin tuaj të gjashtëmbëdhjetë si një demokraci sovrane, e pavarur, multietnike”, ka shkruar Hovenier, në X, teksa ka shpërndarë deklaratën e sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

ShBA inkurajon Kosovën që t’i zbatojë zotimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë në rrugën drejt njohjes reciproke.

“Ndërsa vazhdoni të bëni përparim në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e sundimit të ligjit, ne do të vazhdojmë të mbështesim një Kosovë multietnike që avancon një rajon më të sigurt dhe më të begatë. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Kosovën që t’i zbatojë zotimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, në rrugën drejt njohjes së ndërsjellë në fund”, thuhet në urimin e Blinkenit.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika