Hovenier: Vizita e Osmanit dhe Kurtit – tjetër reflektim i partneritetit të qëndrueshëm mes Kosovës dhe ShBA-së

Për takimin mes sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me delegacionin e Kosovës në Washington, ka folur edhe Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili konsideron se ky takim është tjetër reflektim i partneritetit të qëndrueshëm mes Kosovës dhe ShBA-së

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, teksa ka folur për takimin midis Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe delegacionit të Kosovës që po qëndron në Washington, ka thënë se ky takim është pasqyrim i partneritetit midis ShBA-së dhe Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, të martën e 26 korrikut janë pritur në Departamentin amerikan të Shtetit nga Sekretari, Antony Blinken.

“Dje, sekretari Blinken u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeminsitrin Albin Kurti, për të diskutuar fushat kryesore të bashkëpunimit tonë të ngushtë. Vizita është një tjetër reflektim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

Gjatë këtij takimi është theksuar partneriteti midis ShBA-së dhe Kosovës, me ç’rast Blinken edhe ka njoftuar se të mërkurën e 27 korrikut do të nënshkruhet kontrata me korporatën për energji.

Liderët e vendit do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, për Programin Kompakt të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ripërsëritur qëndrimin se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Ndërkaq, presidentja Osmani në takimin me Sekretarin Blinken, ka thënë se Kosova është mirënjohëse gjithmonë ndaj ShBA-së sepse ajo ia ka shpëtuar jetën qytetarëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika