Hovenier viziton ushtarët amerikanë në kampin “Notting Hill” në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), Jeffrey Hovenier ka takuar personelin amerikan të dislokuar në Komandën Rajonale në Lindje të Misionit të KFOR-it, në Camp “Notting Hill” që gjendet në komunën e Leposaviqit.

Ambasadori amerikan shoqërohej nga komandanti i Komandës Rajonale Lindje, kolonel Jason Baker.

Ai e njoftoi Hovenierin për kontributin e SHBA-së në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së përhershme në mbarë Kosovën.

Në njoftim thuhet se “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika