Hoxha: As e logjikshme e as e arsyeshme mos shkuarja e Kurtit në prokurori për të dhënë deklaratë

Avokati Asdren Hoxha lidhur me mos paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurori për dhënien e dëshmisë në cilësinë e dëshmitarit në Prokurori për rezervat shtetërore.

Hoxha ka thënë se Kurti ka qenë i obliguar të paraqitet sot në Prokurori për të dhënë dëshmi.

“Absolutisht po, urdhrin gjykatës nuk mund ta kontestoj askush, vendimet e gjykatës dihet kur atakohen. Një urdhër i tillë nuk parasheh mjet ankimor por duhesh ti përgjigjesh edhe si qytetar i ndërgjegjshëm, aq ma tepër edhe si kryeministër. Prokuroria i ka shterur të gjitha mjetet, ka dërguar tri herë ftesë, në fund iu ka drejtu gjykatës siç e parasheh edhe neni 132 të mosparaqitja e dëshmitarëve të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, gjykata normalisht e ka aprovu një kërkesë të tillë. Mos të harrojmë se gjykata është mbikëqyrësja e hetimeve…edhe mosparaqitja e një dëshmitari në zyrat e prokurorit paraqet një lloj pengimi për hetimet edhe mandej prokuroria kërkon ndihmën e gjykatës që me mujt me zbatu një veprim procedural hetimor”, ka thënë ai.

Avokati Hoxha tutje ka thënë se Kurti nuk e ka problemin vetëm me Prokurorinë Speciale pasi që tashmë ai nuk iu ka përgjigj urdhërit të Gjykatës.

“Gjykata është ajo që është objektive, gjykata është ajo që është e paanshme, gjykata qëndron mes të pandehurve edhe prokurorit, gjykata i mbikëqyr hetimet…edhe gjykata e vlerëson vlefshmërinë dhe arsyeshmërin e një kërkese të prokurorisë si në rastet e tilla kur prokuroria i drejtohet gjykatës…që me ia siguru një dëshmitar me marr në pyetje”, ka thënë ai.

Tutje avokati ka thënë nuk është e kuptueshme se si dikush mundet me u ndi mirë e krenar duke deklaru që “unë nuk shkoj edhe duke kritiku institucionin e prokurorisë që është i vetmi institucion që ka autorizim ligjor në për ndjekje penale.

“Nuk e shoh as të logjikshme e as të arsyeshme me u ndi krenar e me thënë që unë nuk shkoj apo me interpretu…”, është shprehur Hoxha.

Ai më tej është shprehur se ajo çfarë po bënë kryeministri Kurti është politikë.

“Absolutisht është kjo politike… nuk i bënë nderë me u fshehë prapa petkut politik në çështjen kur është ftu si dëshmitarë, ai është ftu si A.K. si Albin Kurti është ftu si dëshmitarë, nuk është ftu si kryeministër edhe besoj se s’ka asgjë më të dobët se sa të fshehësh prapa petkut politik, ta politizosh situatën…”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika