Hoxha: Ata që në Serbi quhet viktima civile, janë kriminelë ordinerë paramilitarë serbë të cilët ishin të përgatitur për luftë

Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha, ka folur për vijat e kuqe të Serbisë.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Hoxha ka thënë se ata që në Serbi quhen viktima civile, nuk ishin fare të tillë por ishin kriminelë ordinerë.

“Serbia ka disa vija të kuqe. Vijë e kuqe është nëse komuna e institucioneve paralele merret nga institucionet e Kosovës, me dhunë, pa dhunë, ka hyrë një njeri në komunë, nuk ka ndodhur diçka më e madhe. Vijë e kuqe sipas ministrit të mbrojtjes të Serbisë është çfarëdo përfshirje apo institucionalizimi i veriut nga Kosova, ku do që prek ti pak është vijë e kuqe e Serbisë, aty kërset lufta. Integrimi atje është integrim i po këtyre banditëve që e sulmonin KFOR-in. Ata që në Serbi quhet viktima civile, nuk ishin fare të tillë por ishin kriminelë ordinerë paramilitarë serbë të cilët ishin të përgatitur për luftë”, ka thënë ai.

Sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rezistuar ndaj status-quos.

“Ka rezistuar ndaj idesë që hajde po vazhdojmë të rrejmë, ka provuar të bëjë një akt individual të pakoordinuar me Bashkësinë Ndërkombëtare”, shtoi Hoxha.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika