Hoxha: Deputetja Musliu ka të drejtë të shprehet në çdo formë që përzgjedh, e dënoj çdo gjuhë fyese ndaj kujtdo

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka të drejtë të shprehet në çdo formë që përzgjedh, dhe se dënon çdo gjuhë fyese ndaj kujtdo

Analisti Ylli Hoxha

Ish-këshilltari i Thaçit, Ismail Syla ka thënë se libri i autorit Veton Surroi “Këmbët e gjarprit” është zanafilla e sulmeve ndaj Drenicës.

Për këtë analisti, Ylli Hoxha ka reaguar duke thënë se deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është deputete dhe ka të drejtë të shprehë pakënaqësitë, në secilën formë që përzgjedh.

“Nuk është e drejtë të gjykohet mbi premisat e prejardhjes, nuk duhet të ndodh kjo, është fenomen i keq i Facebook-it, i cili denigron njerëzit”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë se shpesh tallet edhe Ramiz Lladrovci sepse zgjedh vetë të degjenerojë  gjuhën politike.

“Në momentin kur vetë figura publike bën hajgare, edhe publiku bën hajgare, me shumë mirësjellje i përgjigjet në mënyra multiplikative”, ka shtuar Hoxha në emisionin “Debat Plus“.

“E dënoj çdo gjuhë që është fyese ndaj kujtdo dhe mbi çdo lloj baze sepse nuk tolerohet, por është fenomen që nuk mund të kontrollohet”, ka potencuar analisti Ylli Hoxha.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika