Hoxha e Nushi polemizojnë për ripërcaktimin e kufijve

Analisti politik Dibran Hoxha ka shprehur qëndrimin se shkëmbimi i territorit nuk është zgjidhje e përshtatshme për Kosovën. Kurse Nol Nushi nga PSD, shkëmbimi i kufijve është zgjidhja më e favorshme dhe ndjekja e rrugës së krijimit të Asociacionit nuk është opsioni më i mirë

Analisti politik, Dibran Hoxha dhe anëtari i PSD-së, Nol Nushi, kanë polemizuar mes vete për temën e ripërcaktimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Hoxhës, shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje, por sipas tij, zgjidhja më e mirë është integrimi i serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje… për bindjet e PSD-së, vullnetet mëtojnë të shtyjnë shumëcka përpara. Vullneti i PSD-së do të duhej të ishte integrimi i serbëve në Kosovë dhe jo ripërcaktimi i kufijve. Kjo është ripërcaktim i kufijve, ngrutësim i pozicioneve dhe një doktrinë që dominon në Serbi, që thotë se duhet zaptuar territor sa është e mundshme”, tha ai.

Kurse Nushi tha se serbët e Kosovës nuk dëshirojnë të jetojnë në Kosovë dhe integrimi i tyre është shumë i vështirë.

Sipas tij, ripërcaktimi i kufijve është zgjidhja më e mirë e jo themelimi i Asociacionit.

“Është i rëndësishëm vullneti jonë për shkëmbim, por është më i rëndësishëm i njerëzve. Sot ka njerëz që nuk ka vullnet të jetojnë në Kosovë. Unë e besoj, me krejt matjet që kanë dalë, ata me shumë dëshirë do të jetonin në Serbi dhe nuk e duan Kosovën… Hendeku mes nesh si shumicë dhe serbëve si pakicë është zgjeruar dhe është i vështirë me kthy, nevojiten me dhjetëra vite përpjekje… Kjo do të ishte e mundshme nëse do të ishim në Skandinavi. Nuk e di cka bëhet as me një km katror me shkëmbim. Kur bëhet zgjidhja e shkëmbimit, duhet të ulemi bashkë gjithë shoqëria edhe me vnu cilat janë kushtet tona që të ndodhë ripërcaktimi i kufijve”, tha ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika