Hoxha: E shoh si betejë të vështirë të Qeverisë Kurti për të ndalur themelimin e Asociacionit

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se “Se nëse Serbia e pranon, nuk ndryshon cilësia e planit, por rritet serioziteti i tij dhe presioni i Bashkësisë Evropiane që do të bie mbi ne”

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se është i sigurtë që Serbia është duke shkuar drejt pranimit  të planit franko-gjerman.

“Se nëse Serbia e pranon, nuk ndryshon cilësia e planit, por rritet serioziteti i tij dhe presioni i Bashkësisë Evropiane që do të bie mbi ne”, ka thënë Hoxha.

Hoxha në “Debat Plus” ka thënë se pret që çështja e Asociacionit që nga nesër të jetë “çështje e madhe”.

Tutje ai ka thënë se e sheh si betejë shumë të vështirë të Qeverisë Kurti për të ndalur themelimin e Asociacionit.

“Derisa Serbia deri dje nuk ka pasur qëndrim pozitiv karshi planit franko-gjerman, ti ke pas një argument shumë të fort për të thënë se Asocicioni nuk guxon të filloj të zbatohet pa pasur një përfundim të tillë”, ka shtuar Hoxha.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika