Hoxha: Ekziston një qasje e pabarabartë e BE-së në proces

Analisti Ylli Hoxha, thotë se ekziston një qasje e pabarabartë e BE-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Analisti Ylli Hoxha beson se ekziston një qasje e pabarabartë e Bashkimt Evropian në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Hoxha ka përmendur edhe kërkesën e Parlamentit Evropian që qasja të ndryshojë e që, sipas Hoxhës, është konstatuar që ka pasur anshmëri.

“Për shkak të rëndësisë gjeopolitike të Serbisë, për shkak të rrethanave të krijuara, ekziston një qasje e pabarabartë e BE-së në proces. Parlamenti Evropian ka aprovuar një rezolutë shumë kuptimëshe në javën e kaluar në të cilën e konstaton që Komisioni Evopian kërkon që qasja të ndryshojë, kursi i ndërmarrë ndaj palëve të ndryshojë duke konstatuar që ka pasur anshmëri. Kërkesa të cilat po na vijnë e na kanë ardhur gjithmonë… prej Rugovës e tutje, në proces Kosova ka ecur vetë”, tha ai.

Hoxha ka thënë se situata në të cilën gjendet sot vendi do të duhej të përkthehej në një qëndrim shum më agresiv të perëndimit ndaj Serbisë.

Sipas tij, Perëndimi do të duhej të kishte një gjuhë të shpërblimit për Kosovën.

Kjo sepse, sipas tij, Kosova nuk e ka pasur progresin, të cilin, siç thotë Hoxha, e ka merituar ta ketë.

“Situata në të cilën jemi sot do të duhej të përkthehej në një qëndrim shumë më agresiv të perëndimit karshi Serbisë, me një gjuhë të shpërblimit për Kosovën. Kosova nuk ka pasur progresin të cilin e ka merituar ta ketë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika