Analisti, Ylli Hoxha ka analizuar fjalimin e Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të inauguruar sot, Donald Trump.
Hoxha tha se “frika më e madhe e jona është se administrata e re e Trumpit nuk do të merret fare me neve”.
“Frika më e madhe se nuk do të merret fare me Kosovën. Po nëse mirret me neve, ne do të kalojmë mirë pasi që nomenklatuarat e kaluara nuk janë merrë shumë. Trump mund të nxisë elemente për t’u merr me Serbinë. Nuk ka dhënë BE-ja sa është pritur që të jap as qa pritet nga Ballkani Perëndimor. Këto elemente mund ti nxis. Në aspekt të tolerancës, sidomos 4 vite të fundit sidomos nga Kurti, do të jemi më të reduktuar dhe nuk do të kemi tolerancë të tillë në të cilën e kanë shfaq administratat e kaluara”, tha Hoxha.
Hoxha u shpreh se administrata e re e Trumpit është e përkushtuar veçanërisht vetëm për shtetin e Amerikës
“Njeri paqësor dhe unifikues, mundohemi me i ndalë luftat dhe mos të hyjmë në luftra që s’kemi nevojë. Besimi i Trumpit është se përmes politikës më agresive të shtetit, tek Kosova nuk di si do të përkthehet. Mungesa e një interesimi të madh sepse ka prioritete të mëdha të rruzullit tokësor”, vijoi ai.
Tutje Hoxha në “Debat Analizë” me Ermal Pandurin u shpreh se fjalimi i Donald Trumpit gjatë ceremonisë së inaugurimit si President i 47-të i SHBA-ve ishte i “mbushur” me akuza të rënda ndaj ish-elitës politike e ish-presidentëve.
“Akuza të rënda ndaj ish-presidentëve, ish- elitës politike. E paprecident në fjalime inauguruese. Provohet të krijohet një lloj unifikimi, tip përafrim me pjesën tjetër, për mënyrë të qeverisjes për 4 vite me frym uniteti. Këtë herë bëri të kundërtën, sulm frontal thuajse ishte në fushatën zgjedhore. Dhe bëri paralajmërimin e urdhërave ekzekutive në shumë rrafshe, të cilat janë paralajmëruar si shpalljen e emergjencës kombëtare në kufi, aksioneve për çështjen e emigrantëve, e çështjen e dy gjinive. Goditje e jashtëzakonshme në agjendën e gjelbër, dmth një përpjekje globale, eshpalli të pavlefshme. Madje, tha se do të përdorim naftën dhe miniralet për të krijuar mirëqenien e Amerikës. Po vijmë në një 4 vjeç që elementi kryesor ndërkombëtare, i ka shty këto polkitika, jo vetëm tërhiqet po ngrehet mbrapa. Dhe si Kosovë, nuk kemi shumë gjëra tjera pos qymyr edhe minerale. Do duhej të kuptonimm këtë mesazhe. Diplomacia duhet të angazhohet menjëherë që nëse është e mundshme, projektet e “ndaluara” ose heshturazi janë heshtur nga partitë elektrike, të kthehet në rend të ditës.
Ankohemi për deficit tregtar, por një kapacitet që e kemi për të zbutur atë deficit tregtar na nuk e shfrytëzojmë, na jemi të gjelbër. Nuk është rendi për të ruajtur fukarrallakën”, vijoi Hoxha.
E Kryeredaktorja e TV Dukagjinit, Arta Avdiu theksoi se politika e Donalt Trump do të jetë e “paparashikuar, jokonvencionale” dhe se Amerika për të është prioriteti thelbësor i udhëheqjes katërvjeçare.
“Krejt ajo çka me prit për katër vitet e ardhshme nga Donald Trump do të jetë e paparashikueshme. E paparashikueshme edhe me fjalimin e tij të sotëm, ku i bëri të ditur dy tri vendimet e para. Emergjencë ose çështje emergjente e shpalli problemin kufirin me Meksikën, çështjen e energjisë dhe shpallja e vetëm dy gjinive, ajo burrë dhe grua. Krejt këto që i tha edhe mënyra se si e tha është vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm kjo.
Politika e tij është e paparashikuar, jokonvencionale dhe ideja e tij se Amerika vjen e para. Kosova se çka mundet me prit e kemi parë edhe administratën e kaluar. Edhe tani veç nëse diçka i konvenon diçka, mundet me u merr. Nuk janë diplomat administrata e Trumpit. Nuk mendoj se mund të shohum, larg do të jetë Ballkani për administratimin e stij”, vijoi Avdiu.
Analisti, Belgzim Kamberi theksoi se Donald Trump njihet si “njeri i imponimit të marrëveshjeve” dhe jo “si njeri i dialogut”.
“Nëse sheh trazirat në botë dhe prioritete, logjika kuptohet se Kosova nuk do të jetë prioritet. Nëse e sheh Grenell si ekip i tij, shefi i CIA-së, ka njerëz që e njohin Ballkanin por e njohin edhe kanë angazhim në Ballkan”, theksoi Kamberi.